Rreth 90% e fermerëve në Pejë mbesin pa subvencione

PejëPostuar: 12:20 / 20.02.2018

Komuna e Pejëska shprehur shqetësimin lidhur me aplikimin e fermerëve për subvencione, duke thënë se rreth 90% e aplikuesve nuk i kanë respektuar kriteret themelore për të aplikuar për subvencione, shkruan InfoKomuna.

Sipas zyratrëve komunalë, pjesa më e madhe e aplikuesve nuk e kanë plotësuar formularin si duhetdhe nuk e kanë mbyllur raportin financiar për subvencionet e pranuara nëtë kaluaren.

Njoftimi i plotë rreth subvencioneve 2018

"Kjo shkresë i drejtohet shoqatave, klubeve, qendrave, institucioneve dhe individëve të komunës së Pejës që keni aplikuar për subvencione për kulturë, rini dhe sport për vitin 2018.

Afati për aplikim për subvencione ka përfunduar me datë 16 Shkurt 2018 dhe janë pranuar me dhjetëra aplikacione.

Ne si përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit për ndarjen e subvencioneve jemi të shqetësuar për faktin se 90% e aplikuesve nuk i kanë respektuar kriteret themelore për të aplikuar për subvencione.

Pjesa më e madhe e aplikuesve nuk e kanë plotësuar formularin si duhet dhe nuk e kanë mbyll raportin financiar për subvencionet e pranuara në të kaluaren.

Ju njoftojmë se për aplikuesit që nuk e kanë mbyllë lëndën në drejtorin e financave për subvencionet e pranuara në vitet paraprake, për ta nuk do të vazhdon më tutje procesi për marrjen e subvencioneve për këtë vit. Lënda e tyre mbetet e pezulluar deri në plotësimin e plotë të kritereve për subvencione.

Për më shumë informata ju ftojmë të paraqiteni në sektoret respektive dhe të sqaroheni për të gjitha qështjet"
. /InfoKomuna/