Shkumbin Gashi rizgjidhet nënkryetar i Pejës

PejëPostuar: 16:27 / 25.04.2018

Komuna e Pejës do të vazhdojë ta ketë Shkumbin Gashin, në pozitë e nënkryetarit të Komunës edhe për këtë mandat.

RTV Dukagjini ka marr vesh se kryetari Gazmend Muhaxheri ka vendosur që për zëvendës të tij ta mbaj Gashin, i cili po ashtu e ka ushtruar këtë pozitë edhe në mandatin e kaluar.

“Kryetari Muhaxheri ka vendosur që Gashi të vazhdojë të jetë nënkryetar. Puna e tij është vlerësuar edhe në mandatin e kaluar dhe kryetari ka vlerësuar se i njëjti të jetë pjesë e ekipit të tij të ngushtë edhe këtë mandat”, ka thënë ky burim për Dukagjinin.

Shukmbin Gashi është që shumë vite aktivist dhe pjesë e degës së LDK-së në Pejë ndërsa jo me më pak ndikim vlerësohet të jetë edhe në organet qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndryshe kandidati i LDK për Pejë Gazmend Muhaxheri kishte fituar mandatin e dytë pa balotazh në zgjedhjet lokale të 22 tetorit të vitit të kaluar.

Muhaxheri dhe partia e tij ditë më parë nënshkruan marrëveshje koalicioni me PDK-në për të qeverisur Pejën deri në fund të mandatit.