S`ka buxhet për rindërtimin e sheshit të Pejës

PejëPostuar: 10:59 / 03.04.2018

Sheshi i Pejës ka mbetur pjesa më e shëmtuar e qytetit. Në tërë sheshin nuk ka mbetur asnjë pllakë e mermertë pa u dëmtuar. Duken sikur të kenë kaluar nëpër makinerinë e gurthyesve e pastaj ato janë vendosur sërish.

Pavarësisht gjendjes së sheshit, Komuna e Pejës, ndërkohë, ka ndërtuar sheshe të tjera në qytet e fshatra, por as për sivjet nuk ka planifikuar intervenim në rregullimin e sheshit kryesor të qytetit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për Shoqërinë Civile, dukja e shëmtuar e sheshit, të jep ndjesinë e qytetit të keq. “Qendra e Pejës është pjesa me e shëmtuar e qytetit. Vërtet mosmirëmbajtja e kësaj pjese i jep një shembull të keq secilit që vjen në Pejën turistike. Të jep ndjesinë e qytetit të keq”, thotë përfaqësuesi i shoqërisë civile, Veton Mujaj.

As nga subjektet politike nuk kursehen kritikat për gjendjen e sheshit të Pejës, sidomos nga subjektet që nuk kanë qenë deri tashti pjesë e pushtetit lokal në Pejë.

Drejtori i Financave, Jezton Abazaj shprehet i bindur se sheshi i qytetit do të rindërtohet dhe se Peja do të bëhet me sheh të ri. Për këtë projekt do të jepen 500 deri 600 mijë euro”, thotë Abazaj. /InfoKomuna/

GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.
VitiKomente: 0 Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Vitisë 16:49 / 28.03.2024 Mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë është mbajtur sot, me që rast në fillim të kësaj mbledhje, kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i njoftoj anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjet e kaluara të...