Vazhdon shkarja e gurëve në rrugën e Rugovës

PejëPostuar: 10:50 / 15.01.2018

Vazhdon shkarja e gurëve në rrugën e Rugovës, thotë Sami Maloku mbikëqyrës i mirëmbajtjes së rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës.

Ai thekson se rruga magjistrale Pejë-Bogë është e kalueshme, ngase është pastruar mirë si edhe rruga tjetër për në pikën kufitare të Kullës, në të cilën bën kujdestari operatori 24 orë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Shkarja e gurëve vazhdon dhe është problem i përditshëm që çdo herë mund të rrezikojë kalimtarët. Rreziku mbetet nga shkarja e gurëve në rrugë edhe nga lartësitë 500 e 600 metra. Ky problem kërkon zgjedhje përmes galerive dhe investimeve të mëdha për sigurimin e rrugës nga gurët. Kjo gjendje e tashme nuk e siguron askënd nga këto shkarje të gurëve”, tregon Maloku shqetësimet e tij në këtë rrugë .

Me këtë problem po përballet pothuajse çdo ditë operatori “Lika Trade”, që mirëmban këtë segment rrugor në Rugovë të magjistrales M9.