Veliaj takon Muhaxherin

PejëPostuar: 11:20 / 07.10.2021

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka pritur në një takim të veçantë kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Veliaj thekson se Tirana do të jetë në 2022-ën kryeqendra e të gjithë të rinjve shqiptarë.

“Me mikun e hershëm, Gazmend Muhaxheri, Kryetarin e Komunës së Pejës, i cili na ka frymëzuar vazhdimit me të gjitha punët e mira që ka realizuar në qytetin që drejton së bashku me skuadrën e tij fantastike. Mezi pres që vitin tjetër ta kthejmë Tiranën në kryeqendrën e të gjithë të rinjve shqiptarë. #EuropeanYouthCapital2022”, ka shkruar Veliaj./ TCh