Përmes gjykate punëtorët e arsimin i nxjerrin pagat jubilare në Fushë-Kosovë

Fushë KosovëPostuar: 11:53 / 26.06.2019

Me gjykatë është dashtë punëtorët e arsimit t’i nxjerrin pagat jubilare e pagat përcjellëse pas pensionimit, pasi zyrtarët komunalë të Fushë-Kosovës kanë refuzuar ta zbatojnë Kontratën Kolektive.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit në këtë komunë, Selim Krasniqi, ka thënë se këtij problemi mund t’i vijë fundi të mërkurën në mbledhjen e Kuvendit Komunal, ku është paraparë të trajtohet kjo çështje.

Për këtë ai ka zhvilluar takime edhe me partitë politike që janë të përfaqësuara në Kuvend, shkruan sot Koha Ditore.

“Në Fushë-Kosovë pritet nesër (e mërkurë v.j.) Kuvendi Komunal që ta miratojë, e kanë dhënë një propozim për me ia dhanë rrogat jubilare, edhe rrogat përcjellëse pasi që të pensionohet (punëtori i arsimit v.j.). Nesër ka me u shqyrtu, se ne kemi kërku që rrogat jubilare t’i japin sipas Kontratës Kolektive, kush i bën 10 vjet përvojë pune. Nuk i kanë dhënë rrogat përcjellëse, deri tash i kanë fitu vetëm përmes gjykate”, ka thënë Selim Krasniqi.