Pesë fshatra të Klinës nesër mbesin pa rrymë

KlinëPostuar: 09:33 / 07.02.2018

Kompania për distribuim dhe shpërndarje të energjisë elektrike - KEDS, përmes një komunikate ka njoftuar se nesër ( e enjte), do të ketë ndërprerje të planifikuar të rrymës në 5 fshatra verilindore të Klinës.

Ndërprejra e energjisë, sipas zyrtarëve të KEDS-it, do të bëhet për shkak të ndërrimit të shtyllave të tensionit të lartë.

"Mirëmbajte e planifikuar. Më 08.02.2018 në TS 110/10 kV Klina do të ndërpritet: Dalja 10 kV Jashanica (Kodi: 52000003) prej orës 10:00 deri në ora 14:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Pograxhë, Qupev, Jellovc, Resnik dhe Jashanica. Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i shtyllave të tensionit të lartë dhe testimi i grupeve matëse", thuhet në njoftimin e KEDS-it.