Plagoset një person në Prishtinë

PrishtinëPostuar: 11:03 / 07.12.2017

Një person është plagosur mbrëmë në Prishtinë, i cili është dërguar menjëherë në QKUK dhe tani është duke marrë ende trajtimin mjekësor.

Sipas njoftimit të Policisë, një person ka shtënë me armë zjarri duke plagosur viktimën në këmbë.

Si provë materiale në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

Ndërsa, i dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur dhe njësitë policore janë duke hetuar rastin.

Njoftimi i policisë:

"Një i dyshuar mashkull K/Shqiptar ka shtënë me armë zjarri dhe si pasojë është plagosur në këmbë viktima mashkull K/Shqiptar, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Si provë materiale në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur dhe njësitë policore janë duke hetuar rastin".