Pllava e Dragashit me trafo, shtylla dhe kabllo të reja

DragashPostuar: 13:41 / 06.06.2017

Banorët e fshatit Pllavë të Dragashit kanë përfituar trafo, shtylla dhe kabllo të reja nga një investim i KEDS-it në këtë zonë. Investim ky që u’a ka zgjidhur problemin e furnizimit me energji elektrike rreth 70 konsumatorëve të këtij fshati.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tha se në Pllavë është vendosur një trafo e re me fuqi 160 kVA.“Përvec trafos së re në këtë fshat janë vendosur edhe 61 shtylla betoni për tension të ulët, 19 shtylla betoni për tension të mesëm, 2500 metra kabllo ajrore për tension të ulët, 800 metra kabllo nëntokësore për tension të mesëm, si dhe 250 metra kanal për shtrirjen e kabllit të tensionit të mesem”, tha Buzhala.

Besnik Huqaj banor i fshatit Pllavë të Dragashit tha se me këtë investim, KEDS ka përmieësuar energjinq elektrike për një pjesë të lagjes së fshatit. “Prej këtij investimi kanë përfituar 40 shtëpi të këtij fshati”, tha Huqaj.

Ai dëshiron që investimet të vazhdojnë deri në modernizim të plotë të rrjetit.“Shpresojmë se do të ketë ende investime nga KEDS, sepse në këtë fshat rrjeti është shumë i vjetër”, tha Huqaj. Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tha se ky investim është bërë pikërisht për të përmirësuar furnizimin me energji elektrike në këtë fshat, ndërsa premtoi që KEDS, do të vazhdojë të investojë në të gjitha fshatrat e Dragashit. “Do të vazhdojmë me investime në mënyrë që rrjeti të jetë në standardet e kërkuara për të gjithë konsumatorët”, tha Buzhala.

/InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...
PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.