Podujevë, 25 familje në nevojë ndihmohen me nga 4 metër kub dru dhe pajisje për ngrohje

PodujevëPostuar: 16:09 / 10.01.2022

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësuesin e Shoqatës Humanitare “Tradita”, përmes të cilës mundësohet mbështetje me lëndë drusore dhe pajisje për ngrohje për 25 familje në nevojë.

Kryetari Bulliqi u shpreh i lumtur që në këto ditë të ftohta dimri po mundësohet ndihmë dhe mbështetje familjeve në nevojë.

Përzgjedhja e familjeve përfituese do të bëhet nga nga një komision i përbashkët i shoqatës dhe komunës, ndërsa përparësi kanë familjet në asistencë sociale, familjet me jetimë dhe me të sëmurë në familje.

Me projekte të tilla komuna dhe shoqata “Tradita” do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Ndërsa, në këtë fazë po mbështeten 20 familje me nga 4 metër dru dhe pesë familje me pajisje për ngrohje.