Podujevë: Arrestohet i mituri, theri një person

PodujevëPostuar: 16:34 / 15.11.2017

Dje në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, është arrestuar një i mitur pasi që i njëjti është përleshur fizikisht me të dyshuarin tjetër po ashtu i mitur. Gjatë përleshjes është përdorur edhe një mjet i mprehtë - thikë.

“Dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Express.

Thika është konfiskuar nga policia, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.