Podujevë, zjarri ia përfshinë shtëpinë e garazhin – i digjen edhe dy vetura

PodujevëPostuar: 09:49 / 23.11.2021

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga fshati Obranqë e Podujevës ka bërë të ditur se i është përfshi nga zjarri shtëpia, garazhi dhe dy veturat.

Sipas policisë ende nuk dihen shkaqet që kanë quar deri te zjarri.

Njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe  e kanë lokalizuar zjarrin. Rasti vazhdon të hetohet. 

Edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, lidhur me këtë rast ka vizituar shtëpinë e familjes së Zeqir Hasanit nga fshati Obrançë, të cilës aksidentalisht i është djegur pjesa kryesore e shtëpisë, garazhat dhe dy vetura.

"Falë Zotit edhe pse ishin brenda shtëpisë gjatë asaj kohe, të gjithë familjarët janë shëndosh dhe mirë dhe i shpëtuan më të keqes. Organet e rendit janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë punën e tyre, drejt zbardhjes së shkaqeve që shkaktuan zjarrin", ka thënë Bulliqi përmes një postimi në Facebook.

Ai ka theksuar se përmes Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, do të angazhohen për t’i dalë në ndihmë familjes në fjalë, për ta tejkaluar sa më lehtë këtë fatkeqësi. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.