A mund t’i organizojë KQZ zgjedhjet në Podujevë në kohë pandemie, flasin nga ky institucion

PodujevëPostuar: 17:31 / 06.05.2020

Për shkak të situatës me COVID-19, janë shtyrë edhe zgjedhjet e parapara të mbaheshin më 15 mars për kryetar të Komunës së Podujevës.

Më 14 mars KQZ-ja ka kërkuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shtyrjen e zgjedhjeve në Podujevë, për shkak të rekomandimit të IKSHPK-së që të pezullohen përkohësisht këto zgjedhje.

Por Podujevën, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për Gazetën Express se për shkak të situatës së krijuar nga COVOD-19, nuk është në kompetencën e KQZ-së për t’u përgjigjur për aspektet që kanë të bëjnë me shëndetin e qytetarëve.

“Menjëherë pas vendimit të Presidentit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për ndërprerjen e zbatimit të planit operacional për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Prandaj, edhe për këtë çështje, përgjigjja e KQZ-së është e njëjtë...”, ka thënë Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është institucion i përhershëm kushtetues qëdetyrë kryesore ka organizimin e zgjedhjeve kurdo që i kërkohet. Sikurse në të kaluarën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përmbushë detyrat e veta kushtetuese dhe ligjore. Ndërkaq, lidhur me situatën specifike nëtë cilën ndodhemi për shkak të pandemisë, ne nuk mund të japim njëpërgjigje për aspektet që kanë të bëjnë me shëndetin e qytetarëve pasijanë institucionet tjera përkatëse dhe profesionale që e kanë fushë tëpërgjegjësisë së tyre”, ka thënë Elezi.

Ndërkohë, rastet e para me COVID-19 në Kosovë u shënuan më datën 13 mars.

Prej atëherë, tashmë në Kosovë janë konfirmuar 856 persona të prekur me koronavirus. Nga ta janë shëruar 490, ndërkaq kanë vdekur 26.