Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë

PodujevëPostuar: 15:59 / 31.10.2017

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 14:30 në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Aty janë përfshirë dy vetura, deri sa nuk raportohet për të lënduar.

Nga pamjet që një lexues i ka dërguar redaksisë së “Indeksonline” shihet se aksidenti ka ndodhur në udhëkryqin për të hyrë në Milloshevë.