Asfaltohen rrugët në disa lagje të qytetit dhe fshatrave të Podujevës

PodujevëPostuar: 12:12 / 08.11.2017

Në lokalitete të ndryshme të Komunës e Podujevës po realizohen projektet e planifikuara për ndërtimin e infrastrukturës rrugore në lagje të qytetit dhe fshatrave

Për të përcjellë nga afër punimet,kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka vizituar disa lagje tëqytetit dhe fshatrave ku janë duke u asfaltuar rrugët, transmetonInfoKomuna.

Kryetari Veliu tha se kompletimi i infrastrukturës rrugore është një nga prioritetet e ekzekutivit të Komunës së Podujevës.

“Me projektet që po realizojmë në asfaltimin e rrugëve dhe rrugica tëdisa lagjeve të qytetit dhe në fshatra ne jemi duke kompletuar ndërtimin e infrastrukturës rrugore në komunën tonë. Vetëm gjatë këtij mandatiqeverisës kemi asfaltuar mbi 200 kilometra rrugë”, tha kryetari Veliu.

Në kuadër projekteve të investimeve në infrastrukturën rrugore kapërfunduar asfaltimi i shtatë rrugëve dhe rrugicave në pjesën e Qytetit“Podujeva 3”, si dhe dy rrugëve në “Podujeva 1”. Gjithashtu kapërfunduar asfaltimi i rrugëve në Lagjet Azemi e Hamiti në fshatinDumnicë.

Janë duke vazhduar punimet edhe në asfaltimin e rrugës nga fshatiShajkoc deri te Xeherorja dhe rrugë në lagje të ndryshme të qytetit dhetë fshatrave. /InfoKomuna/