Banorët e Orllanit të pakënaqur me implementimin e projektit të financuar nga Zvicra

PodujevëPostuar: 11:08 / 18.03.2019

Banorët e fshatit Orllan të Podujevës nuk janë të kënaqur me rrjedhën e projektit për ndërtimin e kolektorit të ujërave të zeza.

Ky projekt që financohet nga Qeveria e Zvicrës dhe implementohet nga Organizata CDI, sipas banorëve, nuk ka përfshirë të gjitha objektet e këtij fshati, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ata kanë thënë se 23 familje dhe disa objekte publike, siç janë shkolla, nënstacioni policor, objekti i pushimores, etj, kanë mbetur jashtë këtij kolektori dhe për rrjedhojë, ujërat e zeza vazhdojnë të derdhen në liqe.

Isa Latifi, njëri nga banorët e këtij fshati, ka theksuar se rrjeti i kanalizimit nuk ka përfshirë më shumë se 40 për qind të Orllanit.

GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.