Bulliqi: Njëri nga të vdekurit në Kroaci, është miku im nga Podujeva

PodujevëPostuar: 10:35 / 26.07.2021

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi e ka publikuar identitetin e njërit nga 10 të vdekurit në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi në Kroaci.

Ai ka bërë të ditur se bëhet fjalë për Sevdail Rrustemin, që Bulliqi ka thënë se e ka mik dhe vjen nga Pakashtiva e Podujevës.

“Dje kemi pranuar informatën nga Ministria e Punëve të Brendshme, se prej 10 viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci, njëri prej tyre është edhe miku im, Sevdail Rrustemi nga Pakashtica e Podujevës. Ky lajm i kobshëm për vdekjen e bashkëvendasit tonë na lëndoi thellësisht të gjithë qytetarëve të Llapit”, tha ai.

“Unë iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të viktimës, dhe shpreh solidaritetin e plotë, që si institucion me të gjitha mundësitë tona do të qëndrojmë pranë familjes në këto momente të rënda”, shtoi i njëjti.

PejëKomente: 0 Bora mbulon edhe Rugovën 10:18 / 23.09.2021 Në disa vise kodrinoro-malore të vendit tashmë kanë filluar edhe reshje të bores.
PrishtinëKomente: 0 Zemaj thotë se LDK do ta fitojë Prishtinën 09:50 / 23.09.2021 Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj ka thënë se beson që LDK-ja do të fitojë në Prishtinë, në zgjedhjet e 17 tetorit.