Drejtoria e Pronës, Kadastrës dhe Gjeodezisë në Podujevë shkurton orarin e punës

PodujevëPostuar: 12:45 / 06.04.2020

Drejtoria e Pronës, Kadastrës dhe Gjeodezisë e Komunës së Podujevës, njofton qytetarët se për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19, ka reduktuar stafin administrativ dhe orarin e punës me palë.

Gjatë kësaj periudhe, puna me palë në këtë drejtori bëhet vetëm të martën dhe të premten, prej orës 08:00 deri në orën 13:00. /InfoKomuna/