Fillon rehabilitimi i rrugëve të qytetit të Podujevës [FOTO]

PodujevëPostuar: 13:53 / 14.09.2018

Mengjesim e sotëm janë parë punëtorë, paisje dhe mjete tjera të punës në rrugët e qytetit të cilat për kohë të gjatë ishin me gropa mjaft të thella.

Përfundimi i sezonës së verës është shfrytëzuar nga organet komunale me qëllim të rehabilitimit të rrugëve të qytetit të cilat për kohë të gjatë ishin në gjendja jo të mirë.

Sot, është duke u intervenuar në rrugën afër policisë që qonë në drejtim të lagjes së brecalive dhe shkollës fillore “Enver Maloku”, më konkretisht te vendi I njohur si “Te Kafja e Majancve”. /PodujevaPRESS/