Hartimi i hartës zonale, i rëndësishëm për planifikimin urban të Podujevës

PodujevëPostuar: 14:03 / 13.04.2018

Komuna e Podujevës ka mbajtur takim konsultativ me qëllim të prezantimit të procesit të hartimit të Hartës Zonale të Komunës (HZK) dhe shkëmbim të opinioneve për të mundësuar gjithëpërfshirjen e palëve të interesit në programe, projekte dhe strategji të ndryshme gjatë hartimit të HZK.

Në takimin morën pjesë edhe nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, drejtori i Drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Hamdi Jaha, përfaqësuesja e GIZ-it Rudina Qerimi dhe përfaqësues të fshatrave, ndërmarrjet publike, shoqëria civile dhe mediat.

Aty u prezantua procesi i hartimit të Hartës Zonale të Komunës (HZK) dhe shkëmbim të opinioneve për të mundësuar në gjithëpërfshirjen e palëve të interesit ne programe, projekte dhe strategji të ndryshme gjatë hartimit të HZK.

Gjatë takimit u bë zyrtarizmit të Ekipit Komunal të Planifikimit (EKP) dhe Ekipit Këshillues i Komunitetit (EKK).

Lidhur me procesin e hartimit të Hartës Zonale foli nënkryetar i Komunës, Nexhmi Rudari, duke thënë se ky proces ka një rëndësi të madhe për planifikimin urban në territorin e komunës sonë.

Drejtori i Urbanizmit, Hamdi Jaha, foli për proceset kyçe të planifikimit hapësinor në Komunën e Podujevë dhe procesin e hartimit të HZK dhe rolin e EKK dhe EKP.

Ndërsa, Rudina Qerimi nga GIZ-i tha se Komuna e Podujevës ka një përparësi në këtë proces, sepse tashmë e ka të miratuar Planin Zhvillimor Komunal. Plani Zhvillimor Komunal është baza mbi të cilën do të hartohet Harta Zonale. /InfoKomuna/