Humolli: Edukimi, çelës i progresit të shoqërisë

PodujevëPostuar: 16:09 / 04.09.2017

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës në zgjedhjet komunale nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Fatmir Humolli, ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor për nxënësit dhe mësimdhënësit duke theksuar se edukimi është çelës i progresit të shoqërisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka theksuar se kujdesi për fëmijët duhet të jetë një vëmendje e vazhdueshme e mënyrës se si ata rriten, edukohen dhe argëtohen, transmeton InfoKomuna.

“Kjo jo vetëm si obligim, por synim për të ardhmen”, ka thënë ai.

Postimi i plotë i Humollit:

“Edukimi, çelës i progresit të shoqërisë

Në këtë fillim-vit të ri shkollor, shfrytëzoj mundësinë që të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve të Komunës së Podujevës t’ju uroj suksese dhe mbarësi.

Në rolin e kandidatit dua të theksoj se institucionet duhet shtuar dinamikat në drejtim tÑ‘ realizimit tÑ‘ objektivave qÑ‘ të sigurohet më shumë: infrastrukturë adekuate, rrugë dhe trotuare të kalueshme, më shumë çerdhe, kopshte, parqe lodrash, salla e hapësira sportive, më tepër standard për edukim cilësor, më shumë siguri në komunikacion, shkollë e lagje, më tepër kujdes e rekreacion.

Kujdes të veçantë duhet tu kushtohet fëmijëve bonjak, atyre me aftësi të kufizuara, me gjendje të rëndë socio-ekonomike e që bëjnë punë të rënda. Duhet treguar kujdes të shtuar edhe për talentët e të gjitha lëmive duke ofruar edukim shtesë dhe përkrahje, qoftë në aspektin programor apo atë financiar.

Në qytetin tonë tani çdokush has në pengesa, e në këtë fillim viti shkollor dua tÑ‘ theksoj se kujdesi për fëmijët duhet të jetë një vëmendje e vazhdueshme e mënyrës se si ata rriten, edukohen dhe argëtohen. Kjo jo vetëm si obligim, por synim për të ardhmen.
Urime dhe mbarësi në këtë vit të ri shkollor!”/
InfoKomuna/