Humolli uron Veliun, të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve llapjan - jo vetëm i votuesve të tij

PodujevëPostuar: 23:46 / 19.11.2017

Dega e AAK-së në Podujevë ka uruar kandidatin për kryetar të kësaj komune, Agim veliun nga radhët e AAK-së për fitoren e tij në balotazh karshi kundërkandidatit nga Vetëvendosja, Ajet Potera.

Përmes një Postimi në Facebook, kryetari i AAK-së në Podujevë, Fatmir Humolli, duke uruar Veliun për fitoren e balotazhit, ka thënë se shpreson që Agim Veliu t'iu përmbahet premtimeve të dhëna ndaj qytetarëve dhe se mos të jetë kryetar i vetëm votuesve të tij, por i të gjithë llapjanëve, transmeton InfoKomuna.

Postimi i plotë i Humollit:

Të nderuar anëtarë,të respektuar aktivist dhe simpatizant të AAK-së të nderuar qytetarë të Podujevës

Kryesia e degës së AAK-së në Podujevë dhe kryetari Fatmir Humolli respekton dhe vlerëson vullnetin e qytetarëve të Podujevës dhe me këtë rast uron kandidatin e LDK-së z.Agim Veliu për fitore me shpresë që tu përmbahet premtimeve ndaj qytetarëve dhe të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Podujevës dhe jo vetem i 20 000 votuesve të tij.

Bashkëpunimin me të gjitha partitë që punojnë në interes të qytetarëve do ta vazhdojmë dhe do të kontribojm me idet tona të ndikojmë ne politika që i sjellin të mira qytetarëve të Podujevës.

Ende besojm se Podujeva ka pasur vullnet qytetarë për të ndryshuar por ky vullnet nuk është menaxhuar si duhet nga opozita dhe jemi te obliguar ta respektojme rezultatin te cilin e kemi nga këto zgjedhje.

AAK-ja në Podujevë pas rezultatit të dy palë zgjedhjeve sigurisht se do të marr përgjegjësinë për rezultatin por këtë vlersim do ta bëjnë vetëm organet drejtuese të partisë dhe nuk do të ndikohet nga vlersimet e individève që nuk perfaqësojnë partinë e që në shumë raste edhe kanë dëmtuar partinë.

Aleanca në Podujevë fton të gjithë qytetarët dhe të gjitha partitë të vazhdojmë të jemi kontribues për një jetë më të mirë dhe me punën tonë ta obligojmë qeverinë komunale të jetë më e përgjegjëshme ndaj qytetarëve të Podujevës. /InfoKomuna/