Hyseni: Programi im fokusohet në 5 shtylla, do të sjellim frymë të re në qeverisje

PodujevëPostuar: 13:53 / 21.09.2017

Kandidati i PDK-sëe për kryetar të Podujevës, Hajredin Hyseni, thotë se programi i tij bazohet në 5 shtylla, që sipas tij, do të japin zotime para qytetarëve që këto pika do të realizohen.

Hyseni thotë se në Podujevë ka shumë parregullsi. Ai në një intervistë për lajmi.net vlerëson se qyteti i Podujevës është qeverisur keq, pa meritokraci, dhe është politizuar arsimi e shëndetësia. Hyseni thotë se do të sjell krejt frymë të re të qeverisjes.

 
Lajmi.net: Cili është vizioni juaj për qytetin e Podujevës në 4 vjetët si kryetar i mundshëm?

Hajredin Hyseni: Podujeva e qeverisur mirë dhe me transparencë. Qeverisje që qasjen në të mira publike, nuk e rezervon vetëm për individë me bindje të caktuara politike, qeverisje që e shndërron në prioritet kryesor cilësinë në arsimin parauniversitar, qeverisje e ndërtuar mbi objektiva strategjike që nxisin zhvillimin ekonomik lokal pra punësimin e të rinjve, qeverisje që e jetëson një mobilizim të integruar të potencialeve të Podujevës, rikthim e një fryme të një qyteti kulturor dhe urban që e vlerëson kreativitetin dhe meritokracinë.

Lajmi.net: Në pika të shkurtra a mund të na përshkruani ofertën për qytetarët?

Hajredin Hyseni: Ne kemi bërë një analizë të plotë gjendjes aktuale të qeverisjes nëpër të gjitha segmentet ku komuna është kompetente për ofrimin e shërbimeve sipas ligjeve në fuqi. Fillimisht, mund të ju them që në të gjitha fushat ekziston hapsirë për të përmirësuar cilësinë e qeverisjes, për të ngritur rezultatet dhe për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve. Oferta ime për qytetarët, në parim, do të mbështetet në garantimin e një qeverisje me zbatim të plotë të ligjit, me ekip të njerëzve të dëshmuar me përvojë e suksese të larta në karrierat e tyre, në depolitizim të plotë të institucioneve që japin shërbime për qytetarët, formulim të politikave dhe planeve investive në përputhje me qasje strategjike zhvillimore, vlerësim të kuadrove nëpër institucionet e komunës etj.

Lajmi.net:  Në cilat pika do të ketë prioritet programi juaj nëse udhëhiqni me komunën në katër vitet e ardhshme?

Hajredin Hyseni: Ne kemi bërë vlerësimin e plotë të gjendjes që kemi në Komunë dhe institucionet tjera që janë nën vartësi të saj. Nga ky vlerësim ne kemi konkluduar se ka një degradim tejet të madh në këto vitet e fundit, në shumë fusha. Programi ynë reflekton në radhë të parë përmirësimin e ofrimit të shërbimeve në fushat ku janë vërejtur dështimet. Konkretisht, duam të sigurojmë qytetarët se pas marrjes së mandatit tonë, secili që do të marrë shërbime në Qendrat e Mjekësisë Famijlare, në shkolla, zyrat e shërbimeve të ndryshme administrative komunale etj do të përballet me një përmirësim të ndjeshëm dhe të prekshëm të shërbimeve dhe kujdesit ndaj qytetarëve. Përveç kësaj, ne kemi përcaktuar edhe objektivat që reflektojnë nevojat zhvillimore të Podujevës. Programi im fokusohet në 5 shtylla për të cilat ne do të japim zotime para qytetarëve ditëve në vazhdim. Ndërsa, kemi identifikuar 3 prioritetet kryesore që kanë nevojë urgjente të ndërhyjmë dhe që do t’i kemi në vëmendje të plotë. Prioritet i parë është ndryshimi i qasjes dhe i praktikave të administrimit në arsimin parauniversitar, konkretisht, rikthimin e cilësisë në shkollat e Podujevës. Këtë do ta bëjmë duke vlerësuar e respektuar kontributin dhe dinjitetin e mësimdhënësve,  ofrimit të përkrahjes për ta, e në mënyrë të vecantë duke depolitizuar procesin e rekrutimit mësimdhënësve dhe stafit drejtues dhe administrativ të shkollave. Pikërisht këtu, ne vlerësojmë se qëndron shkaku i degradimit aktual të gjendjës në arsim. Thjesht, në qeverisjen time, ditarin në dorë do ta marr ai kuadër që ka aplikuar, që ka suksesin më të lartë në studime, që ka arritur të jetë qartazi më i miri në procesin e rekrutimit, saktësisht, sic na obligon ligji. Prioriteti im i dytë do të jetë refomimi emergjentë i administritmit të sektorit të bujqësisë duke ndërmarrë nismat adekuate për të rritur bugjetin, duke siguruar transparencë të plotë në ndarjen dhe administrimin e subvencionimit të bujqëve, si dhe duke angazhuar juristë dhe avokatë të shquar që do të shqyrtojnë zhbërjen e marrëveshjeve të kundërligjshme të diktimit të cmimeve të tregut të cilat kanë dëmtuar prodhuesit dhe kultivuesit. Ndër prioritetet kryesore, me vëmendje të plotë e fokusim të kapaciteteve qeverisëse është edhe fusha e punësimit, sidomos të të rinjëve dhe femrave. Këtë do ta bëjmë duke aplikuar skema mbështetëse për biznese të reja që do të hapin ata, krijim të lehtësirave në taksa komunale për të rinjtë, femrat dhe diasporën. Poashtu për studentët do të fillojmë zbatimin e një programi të punës praktike dhe asaj vullnetare me qëllim që ajo t’u njihet si përvojë e punës e cila do t’u ndihmojë shumë lehtë të gjejnë punën pas diplomimit.

Lajmi.net:  Pse duhet t’i besojnë qytetarët programit tuaj?

Hajredin Hyseni: Sepse është programi i argumentuar. Asgjë nuk kemi thënë që s’mund të realizohet bazuar në kompetenca dhe burime financiare të qasshme për Komunën. Kemi propozuar dhe do të propozojmë masa që janë të matshme dhe konkrete. Në anën tjetër, garant i këtij programi jam unë sepse shkoj para bashkëqytetarëve të mi, me një përvojë të gjatë, në nivele të larta institucionale, dy mandate deputet dhe dy të tjera zëvendësministër, të cilat i kam kryer me nder dhe me përgjegjshmëri.

Lajmi.net:  Çka do të bënit ndryshe për qytetin tuaj?

Hajredin Hyseni: Me programin tim, me angazhimin tim, me vizionin tim dhe me ekipin tim, qytetit të Podujevës, e para, do të ja kthej resurset financiare tërësisht në funksion të rritjes së zhvillimit dhe të mirëqenies dhe e dyta do të ja kthej profesionistët dhe kuadrot më të mirë që i ka dhe që e duan Podujevën. Dy parakushte esenciale për zhvillimin e një vendi.

Lajmi.net:  A do ta nisni fushatën me premtimet e vjetra, asfalt e kanalizim?

Hajredin Hyseni: Ne do të ndryshojmë në tërësi, metodologjinë planifikimit të investimeve. Deri më sot, ato janë bërë bazuar në nevoja elektorale. Ndërsa ne, planifikimin e investimeve do ta kthejmë tërësisht të bazuar në nevoja zhvillimore. Pra investime që gjenerojnë dhe nxisin zhvillim ekonomik, mirëqenie avancim të shërbimeve.

Lajmi.net: Kë e shihni si kundërkandidatin më të fuqishëm në garën për Podujevën?

Hajredin Hyseni: Jam pasionant i garës demokratike dhe konkurrencës së vlerave. Kuptimi thelbësor i demokracisë është përplasja e ideve dhe jo konfrontimi ndërmjet njerëzve. Siç e argumentova më lartë, unë jam në oponencë me fenomenin e korrupsionit, politizimit të plotë arsimit, shëndetësisë, kriteret selektive të ndarjes së subvencioneve në bujqësi që s’kanë për bazë meritokracinë por përkatësinë partiake, mungesën e shërbimeve etj. Me këto probleme janë përballur qytetarët dhe unë jam në anën e kundërt me këto fenomene deri më 22 tetor.

Lajmi.net: Arsimi është problem pothuajse kryesor në Kosovë, e sidomos politizimi. Cili është plani juaj konkret për depolitizim?

Hajredin Hyseni: Pikërisht pse kemi gjendje alarmante, unë do ta kem prioritetin numër një arsimin. Nuk ka rrugë tjetër për të rikthyer cilësinë në arsim vec depolitizimit dhe instalimit të profesionalizmit . Plani im konkret, në këtë drejtim, është garantimi i transparencës në rekrutim ku ne, gjatë procesit, brenda kornizës ligjore, do të përfshijmë shumë akterë të jashtëm si Këshillat e Prindërve, mediat, shoqërinë civile dhe ekspertët e dëshmuar, madje, nëse ka vullnet edhe opozitën e ardhshme etj. Sigurisht se pjesë e këtij plani do të jenë edhe bashkëpunimi i ngushtë me akterë të kycur në funksion të menagjimit shumë më kualitativ të shkollave nga stafet e tyre.

Lajmi.net:  Po ashtu shëndetësia është problem në të gjitha komuna, e sidomos ofrimi i shërbimeve nëpër ambulanta në fshatra. Çfarë plani keni në këtë aspekt?

Hajredin Hyseni: Ne do të ndërtojmë një praktikë të një bashkëpunimi efektiv me personelin shëndetësor dhe personat përgjegjës të involvuar në sistem, në funksion të përmirësimit të ndjeshëm të menaxhimit bazik, do të rrisim bugjetin në fondin komunal për shëndetësi, do të aplikojmë digjitalizimin e një pjese të shërbimeve etj. Do të marrim masat adekuate për të siguruar shërbimin 24 orë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, sepse vetëm qendra emergjente e ka të pamundur të përballojë fluksin e pacientëve jashtë listës së shërbimeve. Deri në fund të mandatit, do të sigurojmë së paku edhe 3 qendra të tjera, shërbimin 24 orë si në Orllan, Lluzhan dhe Kërpimeh.

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.