Interesim i ulët i qytetarëve në debat për statutin e Komunës së Podujevës

PodujevëPostuar: 16:06 / 17.05.2018

Anëtarët e Komisionit komunal për Propozim ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës së Podujevës, kanë mbajtur sot debatin publik me qytetarë, lidhur me dokumentin më të rëndësishëm të Komunës së Podujevës.

Kryetari i këtij komisioni, Hasan Ajeti, prezantoi propozimet e bëra gjatë punës së deritashme të komisionit për ndryshime plotësimin e Statutit të Komunës së Podujevës, i cili është nxjerr në diskutim publik.

Lidhur me këtë dokument propozimet dhe sugjerimet e tyre i paraqitën edhe anëtarët e tjerë të komisionit, Bajram Ajeti dhe Faik Muçiqi, si dhe nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari.

Meqenëse pjesëmarrja e qytetarëve në debat ishte e ulët, u propozua u propozua që për propozim ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës së Podujevës të organizohet një debat televiziv, ku do të merrnin pjesë anëtarë të Komisionit.

Me vendim të Kuvendit të Komunës, Propozim ndryshimi dhe plotësimi i Statutit të Komunës së Podujevës është nxjerr në diskutim publik prej datës 24.04.2018 deri më 23.05.2018. /InfoKomuna/