Kërkohet që në sheshin e Podujevës të vendoset edhe shtatorja e Adem Demaçit

PodujevëPostuar: 20:29 / 09.01.2021

Në sheshin e Podujevës, krahas shtatoreve të heronjve llapjanë, është kërkuar të vendoset edhe shtatorja e veprimtarit dhe atdhetarin, Adem Demaçit.

Kjo iniciativë për t’u vendosur në shesh kjo shtatore është marrë nga rrjeti i OJQ-ve, “Demokracia Fillon Këtu” dhe organizatave të dala nga lufta e UÇK-së.

“Në emër të shoqërisë Civile në Podujevë, Rrjeti Demokracia Fillon Këtu-DFK, bashkë me organizatat e Dala nga Lufta, si Organizata e Veteranëve të UÇK-së  Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Shoqata e Invalidëve të UÇK-së, ka nisur një iniciativë për të emëruar një shesh dhe për të vendosur një shtatore për patriotin, veprimtarin dhe atdhetarin e madh z.ADEM DEMAÇI.  Kjo iniciativë e përbashkët e shoqërisë civile bashkë me organizatat e daluara nga lufta e UÇK-së, vije si nevojë për të nderuar veprën dhe kontributin e madh të z.Adem Demaçi pasi në komunën e Podujevës deri më tani asnjë institucion, rrugë apo shesh nuk mban emrin e tij. Në shpresojmë që drejtuesit e ekzekutivit dhe grupet politike të përfaqësuara në kuvendin Komunal të Podujevës do ta aprovojnë këtë kërkesë”, thuhet në njoftim.

Më tutje është thënë se kjo kërkesë është dorëzuar dhe protokolluar në komunën e Podujevës./Llapi.info