Kërkohet shtrirja e rrjetit të kamerave të sigurisë jashtë qytetit të Podujevës

PodujevëPostuar: 15:18 / 14.02.2020

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Podujevës, në mbledhjen e sotme është informuar për gjendjen e sigurisë në komunë si dhe ka miratuar planin e punës për vitin 2020.

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) i Komunës së Podujevës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, ka shqyrtuar raportin e Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe FSK-së për gjendjen e sigurisë në Komunë gjatë muajit të fundit; propozimin e planit të puës të KKSB për vitin 20120 dhe ka shqyrtuar informatën e punës së KKSB për vitin 2019.

Lidhur me gjendjen e sigurisë në Komunën e Podujevës, komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Zogiani, tha se gjendja e përgjithshme e sigurisë është e mirë.

Komandanti i Policisë tha se qytetarët e kanë mirëpritur vendosjen e kamerave të sigurisë në qytet, por në të njëtën kohë janë paraqitur kërkesa për shtrirjen e rrjetit të kamerave të sigurisë edhe jashtë qytetit.

Gjendjen e sigurisë në Komunën e Podujevës e vlerësuan të qetë dhe stabile edhe përfaqësuesit e KFOR-it dhe FSK-së.

Përfaqësuesi i KFOR-it ngriti si shqetësim rritjen e numrit të kalimeve ilegale të emigrantëve nga Lindja e Mesme (kryesisht nga Siria e Iraku), të cilët duke shfrytëzuar Kosovën si vend transit, përmes rrugëve ilegale po kalojnë në Serbi.

Në mbledhjen e sotme, Faik Muçiqi, kryetar i grupit punues, prezantoi informatën e punës së KKSB për vitin 2019 dhe Planin e Punës të KKSB për vitin 2020.

Pas diskutimeve lidhur me këto dokumente, KKSB mirtaoi Planin e Punës të KKSB për vitin 2020. Ky dokumet do të procedohet për miratim në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës.

GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.
PejëKomente: 0 Mbahet takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës 12:20 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal në Pejë, mbajti sot takimin e radhës të rregullt, kryesuar nga Rexhep Kurtbogaj, ku morën pjesë kryetari Gazmend Muhaxheri, Nënkryetarët, Drejtorët, mediat dhe qytetarët të interesuar, ku është debatuar për disa pika të rendit të ditës.