Këshilli i Drejtorëve shqyrtoi draftin e Raportit të Auditorit të Përgjithshëm për Podujevën

PodujevëPostuar: 13:28 / 12.05.2020

Këshilli i Drejtorëve i Komunës së Podujevës, në mbledhjen e mbajtur sot, të cilën e udhëhoqi nënkryetari Nexhmi Rudari, ka diskutuar lidhur me draftin Raportit të Auditorit të Përgjithshëm për Komunën e Podujevës për vitin 2019.

Në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve, nënkryetari Rudari tha se Raporti i Auditorit të Përgjithshëm për Komunën e Podujevës për vitin 2019 është i pa modifikuar dhe pa theksim të çështjes, pra është një opinion pozitiv.

Me këtë rast nënkryetari Rudari kërkoi nga drejtorët që të shqyrtojnë të gjeturat dhe rekomandimet e bëra në draftin e raportit dhe të dërgohen përgjigjet te Auditori i Përgjithshëm.

Gjatë takimit gjithashtu u shqyrtua ecuria e procedimit në tenderim të projekteve të planifikuara për këtë vit, si dhe dinamika e kryerjes së punimeve në projektet që janë duke u realizuar. /InfoKomuna/