Komuna e Podujevës nënshkroi marrëveshje me FKEE për realizimin e projekteve për efiçiencë të energjisë

PodujevëPostuar: 13:06 / 30.12.2020

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur sot në takim drejtorin Menaxhues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Admir Shala, me të cilin kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.


Gjatë takimit të djeshëm, kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtori Menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiçiencë, Admir Shala kanë nënshkruar marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit me Komunën e Podujevës për realizmin edhe të pesë projekteve për efiçiencë të energjisë.

Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar bashkëpunimi do te vazhdojë me projektin për efiçiencë të energjisë në objektin e ri të Komunës në Podujevë -Instalimi i PV solare, në objektin e vjetër të Komunës në Podujevë, SHMFU “Ali Ajeti” Lladoc, SHMFU “Hamit Sejdiu” Pakashticë, SHMFU “Shefki Kuleta” Tërnavë.

Ndërsa nga marrëveshja e mëhershme është paraparë realizimi i projekteve për SHMFU "Shaban Shala" - Podujevëˆ, SHMFU "Shefki Kuleta", Bellopojë, SHMFU “Luigj Gurakuqi” në Gërdoc, SHMFU “Enver Maloku” në Podujevë, ndricimi publik në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Podujevëˆ.


Kostoja totale e të gjitha projekteve të financuara nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë do të kaloj shifrën e 1 milionë euro.

Projektet do të fillojnë së shpejti dhe do të financohen nga Qeveria e Kosovës, Zyra e BE-së dhe Banka Botërore, përmes Fondit të Kosovës për Eficiencë  të Energjisë./Bota.sot/