Komuna e Podujevës shpenzon 7.3 mln € në gjashtëmujorin e parë

PodujevëPostuar: 08:59 / 19.09.2018

Buxheti total i komunës së Podujevës për vitin 2018 është mbi 21 milionë euro. Sipas raportit financiar të Komunës së Podujevës për periudhën Janar-Qershor 2018, shpenzimi i buxhetit deri në këtë periudhë është realizuar në masën 34%, ndërsa, inkasimi i të hyrave vetanake është realizuar 38%.

Sipas raportit, shpenzimet e buxhetit për periudhën janar-qershor, kanë arritur në shumën 7.376,783 euro. Shpenzimet më të mëdha janë bërë në kategorinë paga dhe mëditje me rreth 6 milionë euro, shkruan InfoKomuna.

Ndërkaq, në kategorinë investime kapitale, Komuna e Podujevës ka shpenzuar vetëm 614 mijë euro nga 6.4 milionë euro të planifikuara sipas buxhetit. Nga kjo del që në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, as 10% e mjeteve të investimeve kapitale nuk janë shpenzuar në realizimin e projekteve.

Shpenzimet për gjashtëmujorin e parë të vitit 2018  janë si në vijim:
- Paga dhe mëditje --------------5.889,129   euro
- Mallra dhe shërbime ------------624,519   euro
- Shpenzimet komunale ----------165,121   euro
- Subvencione dhe transfere ------83,377   euro
- Investime kapitale --------------614,637   euro
                Totali: --------------7.376,783   euro

Sa i përket inkasimit të të hyrave vetanake komunale, për periudhën janar-qershor janë inkasuar 728.238 euro. Shumën më të madhe të mjeteve të inkasuara përmban kategoria e tatimit në pronë në vlerë prej 200.780 euro.

Shuma totale e buxhetit fillestar për vitin 2018 të komunës së Podujevës është aprovuar sipas strukturës si në vijim:

- Paga dhe mëditje ----------12,064,582   euro
- Mallra dhe shërbime --------1,924,698  euro
- Shpenzimet komunale --------324,500  euro
- Subvencione --------------------568,883  euro
- Shpenzime kapitale ---------6,489,514   euro
               Totali: ------------21.372,177  euro

/INFOKOMUNA/
 

SkënderajKomente: 0 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt 17:38 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, seancë kjo e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitorues nga KFOR-i dhe OSBE.