Komuna shpërndan 100 serra për fermerët llapjanë

PodujevëPostuar: 14:11 / 13.09.2018

Komuna e Podujevës ka vazhduar me programin e subvencioneve në bujqësi, duke shpërndarë 100 serra për fermerët përfitues.

Në kuadër të implementimit të këtij projekti, serra e parë është vendosur te familja e Hasan Poterës, ku ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi.

Kryetari Veliu me këtë rast uroi fermerin përfitues dhe shprehu përkushtimin e tij dhe të Komunës për të rritur mbështetjen për sektorin e bujqësisë.

“Sot filluam me montimin e serrës së parë për 100 fermerët përfitues. Krahas këtij projekti, mbështetje përmes subvencionimit në bujqësi, po ofrojmë edhe në fusha të tjera, siç është përkrahja e fermerëve me fidanë të dredhëzave industriale dhe me bimë aromatike”, tha Kryetari Veliu.

Ai premtoi se do të bashkëpunojë ngushtë edhe me institucione të tjera, të cilat kanë në fokus bujqësinë dhe zhvillimin rural, në mënyrë që të sigurohet mbështetje edhe më e madhe për fermerët llapjanë, bazuar edhe në kërkesat e mëdha për subvencionime.

Drejtori i Bujqësisë, Vezir Januzi tha se, sot është filluar me vendosjen e dy serrave, ndërsa i tërë procesi i montimit të 100 serrave do të përmbyllet brenda 30 ditëve.

Në projekt parashihet që brenda serrës të vendoset edhe sistemi i ujitjes dhe rezervuari i ujit! /InfoKomuna/

 
PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...