Konfiskohet një mitraloz në Podujevë
PodujevëPostuar: 10:41 / 20.04.2018
Policia njofton se ka arrestuar një të dyshuar mashkull K-Shqiptar, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një mitraloz i lehtë, prodhim kinez.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur dje në fshatin Herticë të Podujevës, në ora 13:00. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt, transmeton InfoKomuna.
Po ashtu, Policia njofton se në fshatin Shalë të Lipjanit dje ka arrestuar një person, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje, si dhe një shufër metalike.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt. /InfoKomuna/