Koordinohen për shënimin e "Betejës së Kaçandollit"

PodujevëPostuar: 14:48 / 07.09.2018

Kryetari i Podujevës Agim Veliu ka takuar përfaqësuesit e Shoqatës së Veteranëve të Luftës - Dega në Podujevë, për të diskutuar për aktivitetet e organizimit të 20-vjetorit të "Betejës së Kaçandollit".

"Me qëllim të koordinimit të aktiviteteve dhe organizimit të përbashkët të 20-vjetorit të 'Betejës së Kaçandollit', sot prita në takim Fahri Balajn - kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës - Dega në Podujevë, nënkryetarin Musa Jakupi dhe ish-komandantin e Brigadës 'Shaban Shala', Arif Muçolli", ka shkruar Veliu në profilin e tij në Facebook.  /InfoKomuna/