Kryetari Veliu apelon të mos ndizen goma për festën e 1 Majit

PodujevëPostuar: 14:47 / 30.04.2019

Me rastin e festës së 1 Majit, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu u është drejtuar qytetarëve me një apel që kjo festë të kremtohet pa ndezjen e lëndëve të rrezikshme, siç janë: gomat, plastika dhe kimikalet e ndryshme.

Ai ka theksuar se Komuna e Podujevës po realizon projekte mjedisore për ta bërë ambientin sa më të pastër dhe të bukur, andaj kërkon nga qytetarët që kjo festë të kremtohet duke mos dëmtuar mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve.

Mesazhi i plotë i kryetarit Agim Veliu:

Të dashur qytetarë,

Nesër është festa e 1 Majit, Dita Ndërkombëtare e Punës. Mbështesim plotësisht kremtimin e kësaj feste, por jo në mënyrat dhe format se si është festuar më parë.

Komuna e Podujevës po realizon projekte mjedisore për ta bërë ambientin sa më të pastër dhe të bukur, andaj kërkojmë nga qytetarët që kjo festë të kremtohet pa e dëmtuar mjedisin në të cilin jetojmë.

Apeloj që të shmangen praktikat e më hershme, të ndezjes së lëndëve të rrezikshme, të cilat dëmtojnë ambientin dhe shëndetin e qytetarëve.

I ftoj qytetarët, sidomos institucionet arsimore, por edhe prindërit të ndikojnë tek fëmijët dhe tek të rinjtë që mos të ndezin goma, plastika dhe kemikalie të ndryshme.

Sepse, më të dëmtuarit janë vet fëmijët të cilët nuk i dinë pasojat e rënda të kësaj dukurie.
Gjithashtu, kërkoj nga inspektorët e ambientit që t’i ndëshkojnë me gjoba në bazë të Ligjit të gjithë ata të cilët ndotin ambientin me ndezje të zjarreve.

Po ashtu, i thërras organet e rendit që të ndihmojnë në këtë drejtim dhe të bashkëpunojnë me inspektorët për të qenë sa më efikas në parandalimin e ndotjes së mjedisit
. /InfoKomuna/

SkënderajKomente: 0 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt 17:38 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, seancë kjo e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitorues nga KFOR-i dhe OSBE.
GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.