Kuvendi i Podujevës të enjten mban mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me COVID-19

PodujevëPostuar: 11:52 / 31.03.2020

Komuna e Prishtinës njofton se të enjten do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me situatën pandemisë COVID-19.

Mbledhja do të mbahet në orën 10:00, në Sallën e Teatrit të Qytetit “Avdush Hasan”.

Për këtë mbledhje është propozuar ky rend dite:


Masat për parandalimin dhe luftimin e Corona Virusit COVID-19

- Informatë rreth aktiviteteve, masave dhe menaxhimit të situatës nga Corona Virus COVID-2019

- Propozim vendimi për ndarjen e mjeteve financiare në shumë 125,000.00€, ndihmë qytetarëve në nevojë me pako ushqimore dhe higjienike.

- Propozimi i vendimit për lirimin nga taksa komunale e të gjitha Subjekteve afariste që ushtrojnë veprimtari në territorin e Komunës së Podujevës për vitin 2020

- Propozimi i vendimit për lirim nga pagesa e qirasë për të gjithë shfrytëzuesit e pronës Komunale për vitin 2020. /InfoKomuna/