Largohen deponitë ilegale në Podujevë

PodujevëPostuar: 11:48 / 27.05.2020

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari ka dalë në terren për të përcjellë largimin e deponive ilegale në territorin e komunës.

Nënkryetari Rudari bashkë nga Drejtorin e Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi, përcollën nga afër punët për largimin e 48 deponive ilegale nga kompania e kontraktuar nga Komuna.

“Mbrojtja e ambientit ka qenë dhe do të mbetet ndër prioritet e punës tonë”, tha nënkryetari Ruadri.

Njëkohësisht bëri apel tek qytetarët për bashkëpunim që së bashku të luftojmë këtë dukuri, për një ambient sa me të pastër dhe te shëndetshëm.

Përveç largimit të deponive do të bëhet edhe pastrimi i shtratit të lumit Llap, dhe vendosja e tabelave në gjitha lokacionet e largimit me mbishkrimin “Ndalohet hedhja e mbeturinave”. /InfoKomuna/