Lirohen nga vetizolimi tri familje në Podujevë

PodujevëPostuar: 23:04 / 26.04.2020

Nënkryetari i Podujevës, Nexhmi Rudari, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se tashmë janë liruar nga vetizolimi familja Haliti nga fshati Dumnicë e Poshtme, familja Latifi nga Bradashi dhe familja Ajeti nga Podujeva.

Rudari njoftoi se kjo u bë pas kërkesës së parashtruar nga komuna drejtë ndaj IKShPK-së, njofton Klan Kosova

Rudari mes tjerash theksoi familjet në fjalë nga sot janë të liruara nga kjo masë, por që kërkohet t’i përfillin rregullat në rrethanat e pandemisë.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë,

Pas kërkesës tonë drejtuar Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë liruar nga vetizolimi familja Haliti nga fshati Dumnicë e Poshtme, familja Latifi nga Bradashi dhe familja Ajeti nga Podujeva.

Familjet në fjalë nga sot janë të liruara nga kjo masë, ndërsa nga ta kërkojmë t’i përfillin rregullat në rrethanat e pandemisë, të cilat janë përcaktuar nga institucionet relevante shëndetësore dhe ta vazhdojnë jetën sikurse të gjithë qytetarët e tjerë të Komunës së Podujevës.

#rriNshpi

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.