Ndërtohet dordoleci më i madh në Kosovë

PodujevëPostuar: 11:55 / 13.01.2019

Organizata joqeveritare “Rotary Club Podujeva” sot në qendër të qytetit ka nisur ndërtimin e dordolecit më të madh të bërë ndonjëherë në Kosovë.

Ndërtimin e kësaj vepre nga bora do ta kryejnë anëtarët e organizatës, qytetarë dhe artist të qytetit.

Kjo performancë është në kuadër të planit të aktiviteteve të organizatës dhe ka për qëllim krijimin e një fryme të bashkëpunimit në komunitet, duke kontribuar në krijimin e një atmosfere festive në qytet.

Po ashtu qëllimi i tij është largimi i popullatës nga politika. /InfoKomuna/