Në Kërpimeh të Podujevës plaçkitet posta

PodujevëPostuar: 13:14 / 19.04.2018

Policia e Kosovës njofton se të martën ishte plaçkitur Posta e Kërpimehut, transmeton Koha.net.

Njofton në polici për plaçkitje e ka bërë dje ankuesi, punëtor në PTT, mashkull K-Shqiptar,

Ai ka thënë se në postën e fshatit të dyshuar të panjohur kanë demoluar dyert e objektit të postës dhe nga aty kanë vjedhur arkën me 100 euro para të gatshme dhe dy vula zyrtare të postës.

Rrëzohet nga shtylla, merr lëndime

Në rrugën “Ilir Konushevci”, Prishtinë, dje është rrëzuar nga një shtyllë një burrë, transmeton Koha.net.

Viktima mashkull K-shqiptar, punëtor, derisa ishte duke vendosur disa kabllo të internetit në një shtyllë i është rrëzuar shkalla dhe ka rënë në tokë, njofton Policia.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.