Në Lupç të Epërm po ndërtohet rrjeti i kanalizimit

PodujevëPostuar: 15:40 / 02.11.2017

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka vizituar fshatin Lupç i Epërm, ku po zhvillohen punimet në ndërtimin e rrjetit të kanalizimit fekal.

Në fshatin Lupç i Epërm është duke u realizuar projekti i ndërtimit të rrjetit të kanalizimit fekal, raporton InfoKomuna.

Për të përcjellë punimet në realizimin e këtij projekti, Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi, ka vizituar Lupçin e Epërm.

“Projekti i kanalizimit që po ndërtohet në këtë fshat, do të finalizohet me kolektorin, e që përfundimisht do ta zgjidh problemin e grumbullimit të ujërave të zeza për katër fshatra të kësaj ane”, tha kryetari Veliu
.
Krahas ndërtimit të rrjetit të kanalizimit në një gjatësi prej 1.7 km në Lupç të Epërm, atje do të follojë edhe realizimi i projektit të ndërtimit të kolektorit për trajtimin e ujërave të zeza për fshatrat Lupç i Poshtëm- Majac-Lupç i Epërm-
Popovë. /InfoKomuna/