Në Lupç të Poshtëm të Podujevës do të ndërtohet penda akumuluese për ujitje

PodujevëPostuar: 12:17 / 19.05.2020

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari dhe drejtori Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi vizituan fshatin Lupç i Poshtëm, ku takuan disa banorë me të cilët biseduan për lokacionin ku do të realizohet projekti për ndërtimin e pendës në rrjedhën e Lumit Kaçandolli.

Me ndërtimin e kësaj pende për akumulimin e ujit gjatë sezonit së verës do të krijohet mundësia e ujitjes së mbi 70 hektarëve tokë, të mbjella kryesisht me perime, por edhe arave me drithëra dhe pemishteve. /InfoKomuna/