Nënkryetari Rudari priti komandantin e JRD-C të KFOR-it

PodujevëPostuar: 16:02 / 24.09.2018

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka pritur sot në një takim kolonelin Daniele Bajata, komandanti i Detashmentit të Përbashkët Rajonal – Qendra (JRD-C ) të KFOR –it.

Në këtë takim, nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari dhe koloneli Bajata diskutuan për situatën e përgjithshme në Komunën e Podujevës, me theks të veçantë për situatën e sigurisë.

Nënkryetari Rudari tha se vlerëson lart rolin dhe angazhimin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend. Ai shprehu gatishmërinë e plotë të institucioneve komunale për të bashkëpunuar ngushtë me KFOR-in në realizimin e projekteve në fusha të ndryshme.

Ndërsa, koloneli Bajata shprehu përkushtimin e tij për ta vazhduar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me komunën e Podujevës.

/InfoKomuna/