Përurohet objekti i Ambulantes së mjekësisë familjare në Bradash

PodujevëPostuar: 16:27 / 29.12.2017

Kryetari i Podujevës, Agim Veliu ka përuruar objektin e ri të ambulantes së mjekësisë familjare në Bradash, përcjell InfoKomuna.

Ai në një postim në Facebook ka publikuar foto nga përurimi i objektit të ndërtuar me buxhet të komunës.

“Sot përuruam objektin e ri të Ambulantes së Mjekësisë Familjare në Bradash. Ky objekt i ndërtuar nga buxheti i Komunës ofron kushte më të mira dhe hapësirë të mjaftueshme për stafin mjekësor dhe për pacientët”, ka shkruar Veliu.