Podujeva fton qytetarët e saj në takime për hartimin e Hartës Zonale

PodujevëPostuar: 17:01 / 10.09.2018

Komuna e Podujevës ka ftuar qytetarët e saj që t'i bashkëngjiten takimeve në procesin e hartimin të hartës zonale.

Në njoftim theksohet se në mënyrë që të ketë një proces të mirëfilltë të planifikimit Komunal për gjithë territorin e saj Komuna e Podujevës ka kënaqësinë t'i ftojë të gjithë qytetarët të marrin pjesë në takimet e para publike të organizuara për procesin e hartimit të Hartës Zonale të Komunës (HZK) në 6 lokacionet/nën qendrat komunale siç janë: Kërpimeh, Lluzhan, Orllan dhe në 3 vendet në Podujevë (Podujevë, Obrançë, Sfeçël). /InfoKomuna/