Podujeva kërkon zgjidhje nga AUV-i për qentë endacakë

PodujevëPostuar: 10:39 / 12.05.2018

Qytetarët e Podujevës janë në hall nga tufat e mëdha të qenve endacakë që enden nëpër qytet. Ata kanë “pushtuar” institucionet shëndetësore, arsimore e secilën rrugë e park në qytet.

E zyrtarët komunalë janë treguar të pafuqishëm për të gjetur një zgjidhje për ta. Vetë ata e pranojnë se qytetarët e sidomos fëmijët rrezikohen çdo ditë nga qentë endacakë.

Zëdhënësi i Komunës, Nazmi Elezi, thotë se kanë kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) që të marrin masa për të gjetur një zgjidhje. Por deri tash nuk kanë marrë ndonjë përgjigje, shkruan sot Koha Ditore.

“Komuna e Podujevës në dy vjetët e fundit nuk ka pasur ndonjë intervenim për eliminimin e qenve endacakë (qoftë edhe eliminim emergjent), andaj numri i tyre është rritur shumë si në qytet ashtu edhe në fshatra. Problem serioz paraqet edhe fakti se një numër i madh i qenve endacakë janë të sëmurë”, ka thënë Nazmi Elezi.

SkënderajKomente: 0 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt 17:38 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, seancë kjo e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitorues nga KFOR-i dhe OSBE.
GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.
ShtimeKomente: 0 Kuvendi i Komunës së Shtimes mban mbledhjen e radhës 17:04 / 28.03.2024 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit, ku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.