Podujeva me plan të ri për mbledhjen e mbeturinave

PodujevëPostuar: 11:34 / 18.03.2019

Komuna e Podujevës ka hartuar planin e ri operativ të shërbimit të mbledhjes së mbeturinave. Hartimi i këtij plani është duke u mbështetur nga GIZ.

Siç thuhet në njoftim, e gjitha kjo po bëhet me qëllim që të ketë një ambient më të pastër për qytetarët llapjan, duke i zvogëluar kështu kostot e operimit.

Orari i implementimit të planit të ri operativ të komunës së Podujevës, të cilin KRM “Pastrimi” do ta zbatojë këtë orar:

E Hënë:
- Podujeva 1 ( Rrugët: “Ilir Konusheci” ,“Fitorja”, “Ramë Obrnaqa”, “Abdyl Lahu”, Hyzri Talla, Dëshmorët”, “Haxhi Sadria”, “Teuta” “Xhemail Mustafa” “Brigadat”, “Anton Çeta”, “Ylfete Humolli”)
- Letanc
- Llugë
- Llapashticë e Epërme

E Marte:
- Podujeva 2 (rrugët: “Hasan Prishtina”, “Ali Ajeti” , “Nazmi Gafurri” “Lidhja e Prizrenit” “Shakadin Behrami” “Presheva”, “Qëndresa” , “Ibrahim Demolli”, “Albaniku” , “Abdullah Beselica” Skënderbeu, Vëllezërit Frashëri, “Merqezi”)
- Dumosh
- Radujevc
- Kaqybeg
- Gërdoc
- Balloc
- Miroc
- Merdar
- Livadicë

E Mërkure:
- Podujeva 3 (rrugët: “ Llapi”, “Sejdi Sekiraqa”, “Hasan Ramadani”, “Fatmir Hyseni” “Lagjja e Kuvajtit” )
- Sfeçël
- Halabak
- Tërrnavë
- Obrançë
- Katunisht
- Bradash
- Bellopojë
- Dyz
- Surikish

E Enjte:
- Gllamnik
- Sekiraqë
- Kunushec
- Siboc i Epërme
- Siboc i Poshtm
- Godishnjak
- Penuh
- Lluzhan
- Shakovic
- Sallabaj
- Buricë
- Shajkoc
- Llapashticë e Poshtme
- Lladoc
- Herticë

E Premte:
- Lupç i Poshtëm
- Orllan
- Kushevicë
- Kalaticë
- Dumnicë e Poshtme
- Shtedim
- Peran
- Majac
- Lupç i Epërm
- Batllavë

Në këto vendbanime do të shërbej vetëm kompania publike KRM “Pastrimi” sh.a.
Lusim qytetarët që të bëjnë kontrata me këtë kompani që të kemi një mjedis më të pastër. /InfoKomuna/