Podujevë, fillon aplikimi i Rregullores së re për taksa, tarifa dhe gjoba komunale

PodujevëPostuar: 09:54 / 27.03.2018

Komuna e Podujevës njofton qytetarët dhe të gjitha bizneset që operojnë në Podujevë se duke filluar nga data 02 prill 2018, fillon zbatimi i Rregullores për Taksa, Tarifa dhe Gjoba Komunale, e miratuar në Kuvendin e Komunës së Podujevës, më 19 shtator 2017.

Siç njoftojnë zyrtarët komunalë të Podujevës, krahasuar me rregulloren e deritashme, kjo rregullore krijon lehtësime për të gjitha kategoritë taksapaguese dhe atyre që duan të fillojnë veprimtari biznesore në Komunën e Podujevës.

Për tu informuar më shumë rreth rregullores klikoni KËTU.