Podujevë, nesër përurohet shtatorja e dëshmorëve

PodujevëPostuar: 14:51 / 30.01.2018

Komuna e Podujevës njofton se të mërkurën, në “Sheshin e Dëshmorëve” do të bëhet përurimi i shtatoreve të dëshmorëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmomd Hoxha dhe Ilir Konushevci.

Në ceremoninë e përurimit të këtij monumenti do të marrin pjesë udhëheqës të institucioneve lokale dhe qendrore të Republikës së Kosovës, familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta.

Përurimi i shtatoreve bëhet në përvjetorin e rënies së dëshmorëve Zahir Pajazit, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. /InfoKomuna/

SuharekëKomente: 0 Muharremaj flet për vizitën zyrtare në Slloveni 10:36 / 21.05.2018 Në mbledhjen e Këshillit me drejtorë komunalë, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, pasi është informuar nga raportimet e drejtorëve për punën që kanë bërë gjatë javës, më pas ka fol për vizitën zyrtare që ka pas në...