Podujevë: Publikohet numri ku qytetarët mund të adresojnë çdo ankesë dhe problem

PodujevëPostuar: 10:21 / 07.01.2021

Komuna e Podujevës ka funksionalizuar qendrën e thirrjeve në Komunën e Podujevës për çdo ankesë dhe problem të qytetarëve

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë  së Administratës, Bahri Selimi.

“Cdo problem apo ankesë e cfarëdo lloji në Komunën e Podujevës, nga sot, ka një adresë të vetme.  Mjafton të thirrni në numrat: 0800 19 110 apo të shkruani  +383 466 19 110 me Viber ose Whats App, dhe nga aty, operatori do ta adresojë cështjen e ngritur nga Ju, te zyrtari përgjegjës.  Ky sistem i avancuar teknologjik, i realizuar nga Drejtoria e Administratës, mundëson komunikim të pandërprerëˆ me qytetarët për ta adresuar problemin në vend të duhur dhe në kohë sa më të shpejtë. Të gjitha thirrjet janë pa pagesë. Orari i punës, prej orës 8:00 deri në orën 20:00”, ka shkruar ai në Facebook./Llapi.info/