Policia e Podujevës pajiset me armë të gjata

PodujevëPostuar: 13:03 / 05.01.2021

Për herë të parë, Stacioni i policisë i Podujevës është pajisur me armë të gjata.

Pjesëtarët e policisë janë parë mbreme në qendër të Podujevës, duke patrulluar me armë të gjata. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, mirëpo në prag të festave të fundvitit, policia shton vigjilencën në gjithë botën.


Së fundi, në krye të Stacionit policor në Podujevë është vendosur Isak Ejupi, i cili edhe në të kaluarën ka qenë komandant i policisë, në Podujevë.

Patrullime me armë të gjata në fund të vitit nga policia janë parë edhe në kryeqytet./IndeksOnline/

 

ShtimeKomente: 0 Kuvendi i Komunës së Shtimes mban mbledhjen e radhës 17:04 / 28.03.2024 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit, ku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.