Policia udhëzon qytetarët t'i shmangën pikës kufitare në Merdare

PodujevëPostuar: 11:57 / 31.10.2017

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pikën e Kalimit të Kufirit Merdare, nga nesër dhe deri 15 nëntor, do të ketë kohë pas kohe ndërprerje të trafikut/qarkullimit për shkak të punimeve dhe mund të krijohen pritje më të gjata se pritjet normale të kalimit kufitar.

Policia thotë se me qëllim të shmangies së pritjeve të mundshme, informojmë të gjithë qytetarët që gjatë kësaj periudhe kohore mundësisht t’i shfrytëzojnë pikat tjera të kalimit kufitar me Serbinë.